Dubravë: Sekuestrohen mbi 40 gramë marihuanë në tri raste të ndryshme NULL NULL 02.07.2025 10:00 02.07.2025 10:00 Brenda ditës së hënë, në Dubravë janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të substancave narkotike. Rreth orës 14:00, gjatë një kontrolli, janë sekuestruar 25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Vetëm gjysmë ore më pas, në një rast tjetër, janë gjetur edhe 15 gramë të kësaj substance, ndërsa rreth orës 18:10 është konfiskuar një sasi shtesë prej 4 gramësh, njofton Klankosova.tv. Në të gjitha rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar procedura të rregullta penale për posedim të paautorizuar të substancave narkotike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025