Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës NULL NULL 02.07.2025 09:10 02.07.2025 09:10 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990 si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit. Përmes një postimi të presidencës në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e Deklaratës Kushtetuese të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të mbyllura dhunshëm nga regjimi serb, transmeton Klankosova.tv. “Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë. Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, shkruhet tutje në postimin e presidencës./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri 36 minuta më parë