Kamberi bojkoton punimet e Kuvendit të Serbisë NULL NULL 01.07.2025 16:01 01.07.2025 16:01 Shaip Kamberi Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se shkaku i krizës politike dhe institucionale atje, nuk do të marrë pjesë në punimet e seancës së ardhshme parlamentare. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka radhitur edhe arsyet se pse nuk do të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit të Serbisë. “Përfaqësuesit politikë shqiptarë ndër vite kanë ngritur zërin në Parlament duke folur në emër të të drejtave, barazisë dhe të ardhmes evropiane, duke kërkuar respektimin e normave themelore të të drejtave të njeriut dhe duke apeluar ndaj Bashkimit Evropian për zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2001, 2009 dhe 2013 – fatkeqësisht pa sukses”, tha kamberi, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë postimi i tij i plotë: Duke pasur parasysh se komuniteti që përfaqësoj i qëndron besnik vetëm orientimit pro evropian të Ballkanit Perëndimor dhe beson fuqishëm në vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë; Duke u nisur nga fakti se respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë evropiane; Duke marrë parasysh vendimin e opozitës pro evropiane për të bojkotuar punën e Parlamentit si reagim ndaj krizës së thellë politike dhe institucionale në vend; Duke qenë dëshmitar çdo ditë i shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut dhe të komuniteteve pakicë – në veçanti të shqiptarëve, të drejtat e të cilëve vazhdojnë të nëpërkëmben prej dekadash, përkundër tre marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin (2001, 2009 dhe 2013); Mosnjohja e diplomave, nënpërfaqësimi politik dhe institucional, pasivizimi administrativ dhe mungesa e perspektivës ekonomike janë bërë pjesë e një agjende sistematike që synon shpopullimin e Luginës së Preshevës nga shqiptarët; Duke vërejtur mungesën e plotë të vullnetit politik për të proceduar me nismat dhe iniciativat ligjore që do të përmirësonin pozitën e shqiptarëve në Serbi – të cilat tashmë prej muajsh mbeten të bllokuara në procedurat parlamentare; Duke besuar se demokratizimi i Serbisë nuk është çështje e thjeshtë e ndërrimit të pushtetit, por kërkon vullnet të sinqertë për reformë, respekt për të gjithë qytetarët dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet; në fakt, demokratizimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm kur, krahas ndërrimit të pushtetit, ndodh edhe shkëputja përfundimtare nga politika imperialiste e viteve ’90; Në këto rrethana, nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë. Përfaqësuesit politikë shqiptarë ndër vite kanë ngritur zërin në Parlament duke folur në emër të të drejtave, barazisë dhe të ardhmes evropiane, duke kërkuar respektimin e normave themelore të të drejtave të njeriut dhe duke apeluar ndaj Bashkimit Evropian për zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2001, 2009 dhe 2013 – fatkeqësisht pa sukses. Shoqëria vërtet pro evropiane mund të ndërtohet vetëm duke garantuar kushte të barabarta dhe trajtim dinjitoz për të gjithë – përfshirë shqiptarët. Ajo nuk mund të ndërtohet mbi mitet e së kaluarës, as mbi trillimet historike dhe as mbi ambicien për hegjemonizëm në Ballkanin Perëndimor. Për veprimet e ardhshme politike do të njoftoheni me kohë. Të gjitha do t’i koordinojmë me aleatët tanë politikë dhe me të gjithë ata që vërtet besojnë në vlerat properëndimore dhe demokratike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025