Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

NULL NULL
01.07.2025 14:24

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se nga janari i vitit 2026 mund të arrihet heqja e tarifave të roamingut për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,  nëse vendet angazhohen dhe miratojnë reformat e nevojshme ligjore.

“Nëse vërtet punojmë fort, dhe e kuptoj që ju liderët jeni të gatshëm që ta bëni këtë, që nënkupton shumë reforma. Ndryshimin e procesit të legjislativ. Ndryshimin e legjislacionit”.

“Ne mund të kemi roaming falas për vendet e Ballkanit Perëndimor prej 1 janarit 2026. E kam kuptuar se të dy jemi garues. Z.kryeministër jam i sigurt që Maqedonia e Veriut do të përmbush.

“Kjo është e madhe. Nënkupton që njerëzit tuaj dhe të gjithë njerëzit nga BE-ja do të mund të komunikojnë në telefon pa tarifa shtesë”, deklaroi Kos.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.