Vazhdojnë zjarret në Turqi shkaku i të nxehtit, 50 mijë të evakuuar NULL NULL 01.07.2025 13:45 01.07.2025 13:45 Turqia është prekur nga zjarret gjatë ditëve të fundit pas nxehtësisë së madhe në bregdetin e saj perëndimor. Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar më shumë se 50,000 njerëz – kryesisht nga provinca perëndimore e Izmirit – ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të shuar qindra zjarre. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu pjesë të provincave Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı tha dje se gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e emergjencës i janë përgjigjur 263 zjarreve në të gjithë vendin. Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu tha se 46 persona të prekur nga zjarret po trajtohen në spitale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Arianit Koci sonte në Edicionin Special, tregon se çka do të bëjë me protestën e tij para Kuvendit 27 minuta më parë
Kosova Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis (VIDEO) 36 minuta më parë