Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus NULL NULL 01.07.2025 12:16 01.07.2025 12:16 Botërori i Klubeve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e së tetës së finales. Dhe, sonte meraklinjtë e futbollit I pret një sfidë gjigantësh. Real Madridi dhe Juventusi do ta kërkojnë një vend në çerekfinale të kësaj gare, transmeton Klankosova.tv. Përballjes mes tyre nis nga ora 21:00. Derisa, mbrëmë ndodhën dy befasi pasi u eliminua nënkampioni evropian, Interi dhe gjiganti anglez, Manchester City. “Los Blancos” do të buzëqeshin para kësaj ndeshje pasi do t’ju kthehet në dispozicion ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili mungoi në tri ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Pachuca, Salzburg e Al Hilal. Po ashtu në dispozicion do të jetë edhe Antonio Rudiger e Endrick, derisa jashtë shkaku i lëndimeve mbesin Dani Carvajal, Eduardo Camavinga e Ferland Mendy. Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër”, mund të llogarisë në të rikthyerin Manuel Locatelli. Dyja skuadrat patën një sezon dëshpërues, pa fituar trofe të rëndësishëm, prandaj synim i tyre është që në fund ta ngritin lart trofeun e Botërorit të Klubeve, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 orë më parë