Danimarka merr presidencën e BE-së NULL NULL 01.07.2025 10:55 01.07.2025 10:55 . Danimarka ka marrë zyrtarisht presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, duke e trashëguar këtë rol nga Polonia. Gjatë mandatit të saj, që zgjat deri më 31 dhjetor 2025, Danimarka pritet të fokusohet në një sërë çështjesh kyçe për të ardhmen e bllokut, përfshirë mbrojtjen, konkurrueshmërinë, tranzicionin e gjelbër, migracionin dhe zgjerimin e BE-së. Nën sloganin “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, presidenca daneze synon të luajë një rol vendimtar në drejtimin e axhendës evropiane në një periudhë sfiduese për kontinentin, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe ekonomik, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Në plan të parë, Kopenhaga do të punojë për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së në fushën e mbrojtjes, një temë që ka marrë rëndësi të veçantë pas zhvillimeve të fundit globale. Po ashtu, pritet të intensifikohen përpjekjet për të rritur konkurrueshmërinë e tregjeve evropiane, në një kohë kur rivaliteti me ekonomitë kryesore botërore është në rritje. Një tjetër shtyllë e presidencës daneze është avancimi i tranzicionit të gjelbër, me synimin për të mbështetur objektivin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050. Gjithashtu, Danimarka do të adresojë sfidat e migracionit të parregullt, si dhe do të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën. Presidenca daneze do t’i dorëzojë stafetën më 1 janar 2026 Administratës greko-qipriote të Qipros Jugore (GCASC), e cila do të marrë drejtimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Baraliu tregon se a mund të ketë shpërndarje të Kuvendit nëse nuk ka zgjidhje (VIDEO) 22 minuta më parë
Lajme Arrestohet një danez, dyshohet se spiunoi ndaj objektivave hebraike në Berlin për Iranin 35 minuta më parë