Kanosi vëllain e tij, arrestohet një person në Prizren NULL NULL 01.07.2025 09:44 01.07.2025 09:44 Një burrë është arrestuar mbrëmjen e 30 qershorit në Prizren, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.