Al Hilal e çoi në shtëpi Manchester Cityn NULL NULL 01.07.2025 09:23 01.07.2025 09:23 Surprizat në Botërorin e klubeve po vazhdojnë. Pas eliminimit të Interit nga Fluminense, tashmë edhe kampioni në fuqi, Manchester City u eliminua nga Al-Hilal. Loja përfundoi me rezultat 3:4 në favor të gjigandit arab që fitoi në vazhdime. Ky triumf erdhi si hakmarrje e Simone Inzaghit, pas asaj humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2023. Golat u realizuan nga Marcos Leonardo, që shënoi dy gola, Koulibaly dhe Malcom për Al-Hilalin, ndërsa për Cityn realizuan Bernardo Silva, Erling Haaland dhe Phil Foden. Al-Hilal, në çerek-finale do të përballet me gjigantin brazilian, Fluminense me ndeshjen që zhvillohet, më 4 korrik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 2 orë më parë