Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Comodita” rikonfirmohet si eksportuesi më i madh në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2025 20:02
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Sot është mbajtur ceremonia e Çmimeve të Partneritetit SHBA-Kosovë.

Kjo u bë pak ditë para 4 korrikut, për të shënuar partneritetin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E pranishme ishte edhe e ngarkuara e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati.

Ky event i kushtohet kompanive më prestigjioze që kanë ndikuar pozitivisht në tregti, inovacion, krijimin e vendeve të punës dhe investimeve gjigante për të mirën e ekonomisë së vendit, transmeton Klankosova.tv.

Edhe një herë, aty u rikonfirmua se “Comodita”, është eksportuesi më i madh i vitit 2024 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka edhe u nda çmim i veçantë.

Nga ana tjetër, Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, tha se këto biznese përfaqësojnë shtyllën kurrizore të marrëdhënies tregtare dypalëshe.

“Sonte, vendosim në qendër të vëmendjes kompanitë që kanë kontribuar ndjeshëm në këtë partneritet—përmes tregtisë, investimeve, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës. Ndërsa secili çmim që ndahet sonte ka rëndësinë e vet, nderimet më të mëdha i shkojnë importuesve më të mëdhenj të mallrave amerikane në Kosovë dhe eksportuesve më të suksesshëm të produkteve kosovare drejt Shteteve të Bashkuara. Këto biznese përfaqësojnë shtyllën kurrizore të marrëdhënieve tona tregtare dypalëshe”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.