Shtëpia e Bardhë thotë se Harvardi ka shkelur të drejtat civile të studentëve hebrenj NULL NULL 30.06.2025 17:58 30.06.2025 17:58 Foto nga BBC Administrata Trump ka thënë se Universiteti i Harvardit shkeli ligjet e të drejtave civile për shkak të trajtimit të studentëve izraelitë dhe hebrenj, duke rrezikuar potencialisht më tej financimin e tij federal. Në një letër dërguar Harvardit, administrata akuzoi universitetin për indiferencë të qëllimshme ndaj shqetësimeve të studentëve hebrenj që ndiheshin të kërcënuar në kampua, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ky veprim është i fundit në një seri betejash ligjore dhe financiare midis Harvardit dhe Shtëpisë së Bardhë – rreziqet e të cilave janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit. Letra – e parë nga BBC – thotë se “dështimi për të zbatuar ndryshime të përshtatshme menjëherë do të rezultojë në humbjen e të gjitha burimeve financiare federale” për Harvardin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.