Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it NULL NULL 30.06.2025 16:16 30.06.2025 16:16 Komandanti i KFOR-it, Bashkim Jashari Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të KFOR, ku KFOR 34 i udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, ia dorëzuan komandën KFOR 35 të udhëhequr nga Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball. Përmes një postimi nga ana e FSK-së, bëhet e ditur se Jashari falënderoi komandantin në largim të Komandës Rajonale-Lindje, Helzer, për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë mandatit të tij, transmeton klankosova.tv. Njëkohësisht, Jashari i uroi suksese Lloydit në detyrën e re si Komandant i Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit me FSK-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025