Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike NULL NULL 30.06.2025 12:26 30.06.2025 12:26 Takimi i presidentes Vjosa Osmani me lideret e partive politike Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. “Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Kupina theksoi se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë. Derisa dje për të 38-ten herën ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit zgjedhje e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 48 minuta më parë