Zjarret po shtohen në Kosovë, zjarrfikësit kërkojnë ndihmë (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 11:17 30.06.2025 11:17 Me rritjen e temperaturave, janë shtuar edhe rastet e zjarreve në rajonin e Ferizajt. Sipas zëvendëskomandantit të zjarrfikësve, Jeton Avdiu, vetëm gjatë muajit qershor janë realizuar 71 intervenime, shumica prej tyre në zona fushore, njofton Klankosova.tv. “Gjatë javës kemi pasur shumë raste, por vetëm të dielën kemi pasur gjashtë zjarre, kjo tregon se shkaktarët janë vetë njerëzit, të cilët e kanë pasur të dielën pushim dhe kanë shkaktuar më shumë”, tha Avdiu në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Ai theksoi se kapacitetet janë larg të mjaftueshme për një qytet si Ferizajt. “Na mungojnë edhe 73 zjarrfikës që të funksionojmë si duhet, por fatkeqësisht nuk i kemi”, shtoi ai. Në fund, Avdiu apeloi për kujdes të shtuar, sidomos nga bujqit, që të mos shkaktojnë zjarre me qëllim. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025