Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy armë zjarri dhe thikë NULL NULL 30.06.2025 11:05 30.06.2025 11:05 Një person është arrestuar në rrugën ”Jakup Ferri” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor në veturën e tij u gjetën dhe konfiskuan dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një thikë. I dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv. ”Rr. Jakup Ferri , Prishtinë 29.06.2025-23:40.Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar . Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një arme e ftohtë –thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 39 minuta më parë