Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj NULL NULL 30.06.2025 11:02 30.06.2025 11:02 Sot në Gjykatën Themelore të Pejë po mbahet seanca fillestare ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi në Qyshk të Pejës. Si pasojë e lëndimeve të rënda, pas një muaji vdiq e reja Zana Gjevukaj. Në deklarimin e tij, Kastrati shprehu keqardhjen për ngjarjen tragjike. Ai iu shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerës dhe gjithë personave që janë prekur nga ky rast, njofton Klankosova.tv. “Ma mirë të kisha qenë unë në vend të saj se që ka ndodhur ky rast. Shpreh keqardhje shumë të madhe”, deklaroi ai para trupit gjykues. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 33 minuta më parë