Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanosi policin derisa i shqiptonte gjobë trafiku, arrestohet i dyshuari në Podujevë

NULL NULL
30.06.2025 10:31
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor i cili po i shqiptonte një gjobë trafiku.

Rasti ka ndodhur dje në Podujevë, dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar, transmeton klankosova.tv.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur zyrtarin policor, i cili ishte duke i shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit pas intervistimit  i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.