DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 09:56 30.06.2025 09:56 Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja e festivalit, Alba Çakalli, e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, konfirmoi se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se festivali do të mbahet nga data 1 deri më 9 gusht në qytetin e Prizrenit. “Presim krejt me ardh me na vizitu. Jemi në fazën finale të përgatitjeve. Këtë vit do të shfaqen rreth 100 filma”, tha Çakalli, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.