Hyn në fuqi marrëveshja e re tregtare ShBA-Britani NULL NULL 30.06.2025 09:57 30.06.2025 09:57 Ka hyrë në fuqi marrëveshja e re tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Kjo shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike mes këtyre dy vendeve. Në njoftimin zyrtar të Qeverisë britanike e cila u publikua të hënën, marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri britanik Keir Starmer parashikon ulje të ndjeshme tarifash në disa sektorë me rëndësi. Prodhuesit britanikë të makinave do të përfitojnë nga një kuotë e re eksporti me tarifë të reduktuar në 10 për qind, nga 27.5 për qind që ishte më parë. Në të njëjtën kohë, tarifat ekzistuese prej 10 për qind për motorët dhe pjesët e avionëve janë hequr plotësisht, duke rritur potencialin konkurrues të industrisë ajrore britanike në tregun amerikan. “Kjo është një fitore për eksportuesit britanikë dhe një sinjal i qartë për përmirësimin e marrëdhënieve tona tregtare me SHBA-në,” thuhet në deklaratën e ekzekutivit britanik transmeton Klankosova.tv. Por, sfida mbetet për sektorët e çelikut dhe aluminit, për të cilët Britania ka marrë vetëm një përjashtim të përkohshëm nga tarifat deri në 50 për qind që Shtetet e Bashkuara vendosi për vende të tjera në fillim të këtij muaji. Nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare deri më 9 korrik, Britania rrezikon të përfshihet në këto masa. Zyrtarët britanikë kanë bërë të ditur se po punojnë intensivisht për të arritur eliminimin e plotë të tarifave për produktet kryesore të çelikut, në përputhje me zotimet e dy qeverive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike 3 minuta më parë
Lajme Putin: Rusia duhet të përdorë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rajoneve të pushtuara ukrainase 29 minuta më parë
Lajme Shtëpia e Bardhë thotë se Harvardi ka shkelur të drejtat civile të studentëve hebrenj 33 minuta më parë