E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja që u aksidentua javën e kaluar NULL NULL 30.06.2025 09:26 30.06.2025 09:26 Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai u aksidentua më 27 qershor me motor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në QKUK. Vdekja është konstatuar nga mjekët”, deklaroi Rugova. Klankosova.tv mëson se viktima është Mirzatin Berzati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.