Pa përmirësim në jetën ekonomike, VV më e preferuar nga shtresat me të ardhura të ulëta NULL NULL 30.06.2025 08:06 30.06.2025 08:06 Analisti Shenoll Muharremi, ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të qershorit, ku tregohet se Lëvizja Vetëvendosje, është më e preferuar tek votuesit me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Nga rezultatet e matjeve, del 49.5 për qind e atyre që e preferojnë VV-në i fitojnë nga 151 e deri në 300 euro, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës, ka përkrahje të ulët tek grupet me të ardhura të ulëta, por rritet në mënyrë të dukshme tek ata me të ardhura më të larta, duke arritur 32.1 për qind te ata që fitojnë mbi 900 euro. Derisa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbështetje nga qytetarët me të ardhura të ulëta (28.8 për qind), por ka një rënie të dukshme te ata me të ardhura më të larta, duke u regjistruar vetëm 8.6 për qind te ata me 751 deri në 900 euro dhe 15.4 për qind te ata që fitojnë mbi 900 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.