Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fundjavë tragjike për Ferizajn: Dy të rinj humbën jetën (VIDEO) 

NULL NULL
30.06.2025 07:45

Fundjava që lamë pas ka qenë e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili është goditur nga dy ngjarje të rënda që rezultuan me humbjen e jetës së dy të rinjve. 

Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Ishte për pushime me familjen, 23-vjeçari nga Kosova vdes në Lezhë

Familjarët deklaruan se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, në orët e para të së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku ka humbur jetën 28-vjeçari R. K.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Vetaksident në Ferizaj, vdes një 28-vjeçar

Viktima ishte R.K., i moshës 28-vjeçare.

Ndiqni detajet shtesë, nga gazetarja Qliresa Hasani në emisionin ”Ora 7″ në Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.