Bayerni me një këmbë në çerekfinale, po e mposhtë thellë Flamengon NULL NULL 29.06.2025 22:56 29.06.2025 22:56 Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi po e mposht Flamengon me rezultat 1-3 gjatë pjesës së parë. Seria e golave u hap që në minutën e 6-të, pasi Pulgar shënoi autogol, ndërsa katër minuta më vonë, Kane e dyfishoi epërsinë. Flamengo në anën tjetër e ngushtoi rezultatin në minutën e 33-të pasi realizoi Gerson, njofton Klankosova.tv. Por, bavarezët e thelluan atë me Goretzkan i cili shënoi gol të bukur në minutën e 41=të të takimit. Nëse Bayerni kualifikohet në çerekfinale, atëherë do të përballet me PSG-në e cila e eliminoi Inter Miamin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.