Raportohen 22 vatra zjarri në Shqipëri – shuhen 20, dy mbesin aktive NULL NULL 29.06.2025 21:27 29.06.2025 21:27 Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se deri në orën 20:00, janë raportuar 22 vatra zjarri, ku 20 janë shuar plotësisht. Vengu tha se aktualisht janë aktive dy vatra zjarri, një në fshatin Hoshtimë te Bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, Bashkia Bulqizë. “Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura”. “Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme”, shkroi Vengu, transmeton Klankosova.tv. Ai i ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Muharremi: LVV-ja preferohet më shumë nga votuesit me të ardhura nga 151 e deri në 300 euro 30/06/2025