Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG-ja me “poker” ndaj Inter Miamit të Messit kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

NULL NULL
29.06.2025 19:58

Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, pas fitores së thellë prej 4-0 ndaj Inter Miamit të Leo Messit.

Parisienët kaluan në epërsi që në minutën e 6-të të takimit, ku Neves realizoi pas asistimit të Vitinhas.

33 minuta më vonë, Neves e realizoi edhe golin e dytë në takim, ndërsa në minutën e 44-të Aviles shënoi autogol për t’ia shuar shpresat ekipit të tij për kthim rezultati, njofton Klankosova.tv.

PSG-ja shënoi edhe një herë në pjesën e parë, ku në minutën e tretë të shtesës, Hakimi e vulosi rezultatin përfundimtar.

Në çerekfinale, PSG-ja do ta pres fituesin e duelit Flamengo – Bayern Munich, e cila do të luhet sonte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.