Llapi ‘ndahet’ nga 11 futbollistë NULL NULL 29.06.2025 15:04 29.06.2025 15:04 Klubi futbollistik Llapi, ka njoftuar zyrtarisht për largimin e 11 futbollistëve pas përfundimit të sezonit 2024/25. Këto largime vijnë si rezultat i skadimit të kontratave apo marrëveshjeve të ndërsjella për ndërprerje bashkëpunimi. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, konfirmoi përfundimin e kontratave me këta pesë futbollistë: Vokli Laroshi; Ahmed Januzi; Granit Jashari; Gentrit Limani; Valmir Veliu. Ndërkohë, për të kërkuar më shumë minutazhë në skuadra të tjera, me marrëveshje të dyanshme janë larguar para kohe: Art Hoti; Avni Selmani; Erlind Mulaj; Gramos Murati; Rinor Tovërlani; Seyoon Cheon. Llapi i ka falënderuar të gjithë lojtarët për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë kohës që ishin pjesë e klubit, duke iu uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.