Tërmet në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 29.06.2025 13:24 29.06.2025 13:24 Një tërmet është ndjerë sot në mëngjes në Vallandovë dhe rrethinë me fuqi prej 3,3 ballë sipas Magnitudës Lokale të Rihterit, njoftoi Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë territorin e shtetit, të mirëmbajtura nga Opservatori Sizmologjik, e regjistroi tërmetin sot në mëngjes në orën 5:45 minuta epiqendra e të cilit rrjedh nga rajoni epiqendror Vallandovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave me të cilat disponon Opservatori, tërmeti është ndjerë në Vallandovë dhe rrethinë me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëri, rreth 1 mijë e 200 lekë për qytet dhe 827 lekë në fshat, dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit 9 minuta më parë
Lajme Sulmi me bombë në një makinë në Pakistan vret të paktën 13 ushtarë, akuzohet India 1 orë më parë