Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

44-vjeçari i dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Shkodër 

NULL NULL
29.06.2025 13:24
Foto nga Policia e Shqipërisë
Foto nga Policia e Shqipërisë

Një 44-vjeçar është arrestuar në Han të Hotit në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i njëjti ishte dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

I dyshuari u kap teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.