Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetua, pa u trembur qerpiku NULL NULL 29.06.2025 12:00 29.06.2025 12:00 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se sot është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Kjo sipas tij, u bë kryesisht nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton klankosova.tv. “Sot një numër i madh i deputetëve, kryesisht të grupit të Vetëvendosjes, e kanë shkelur me vetëdije Kushtetutën, me qëllim, pa iu trembur qerpiku. Sot ka ndodhur një lëndë e re, një shkelje e re, dhe kushdo që e çon në Gjykatë, sipas bindjes sime, ka me dalë si shkelje”, u shpreh Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë