Arbreshë Krasniqi nga Nisma: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë NULL NULL 29.06.2025 11:55 29.06.2025 11:55 Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas dështimit të seancës së 38-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Krasniqi tha se në takim me Kurtin, Limaj e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është bashkëbisedimi në tavolinë. Ajo shtoi se Republika e Kosovës është përtej qëndrimeve individuale, dhe është më shumë se 120 deputetë. “Të gjithë e dimë, se kryetari Limaj tash e 4 muaj ka deklaruar që zgjidhja e kësaj situatë në politikë dhe konstituim i Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve. Pa u ul, pa i diskutu temat, dhe pa i trajtu me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha Kasniqi. Krasniqi ndër tjerash tha se është e bindur se në VV ka deputetë që janë të shqetësuar me këtë situatë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë