Lushaku-Sadriu: VV cenoi rendin kushtetues të Kosovës, s’e lejojmë NULL NULL 29.06.2025 11:39 29.06.2025 11:39 Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituim të Kuvendit. Ajo tha se nga VV-ja është cenuar rëndë rendi kushtetues i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Është cenuar rendi kushtetues i Kosovës, nga partia më e madhe me instruksione të deputetit Albin Kurti dhe me udhëheqje nga Dehari, u cenua qëllimshëm rendi kushtetues”, tha ajo. Deputetja shtoi se nuk do ta lejojnë që rendi kushtetues dhe demokracia e Kosovës të cenohet nga një grup politik. “Janë të papërgjegjshëm, nuk po e respektojnë as aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë shprehim indinjatën dhe shqetësimin e thellë se në çfarë situate ka ardhur Kuvendi, institucioni më i lartë legjislativ i Kosovës”, tha ajo. Lushaku-Sadriu kërkoi po ashtu reflektim nga ana e VV-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë