I ndalohet hyrja një serbi në Kosovë, i gjendet emblemë me mbishkrim rus NULL NULL 29.06.2025 11:06 29.06.2025 11:06 Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus. Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv. “Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një sprej një mjet piroteknik dhe një emblemë me mbishkrimin rus. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i refuzohet hyrja ne RKS dhe personi lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 13 minuta më parë