Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afro 60 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri

NULL NULL
29.06.2025 10:05
Foto nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Foto nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarrit, ku sipas saj, vetëm një është ende aktive.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, tetë vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh, transmeton Klankosova.tv.

Derisa, aktive ka mbetur vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar katër automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45. Në njoftim thuhet se po vijon puna për shuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here.

Në qarkun e Beratit janë raportuar pesë vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen. Në Gjirokastër janë shuar dy vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit. Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të tetë vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Sipas njoftimit, në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen tri vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras. Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan pesë vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren. Sakaq, nga dy vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe tri vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Por si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 hektarë sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e konsiderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, një automjet zjarrfikës me pesë efektivë dhe një helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik i lartë në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik i moderuar.

“Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në monitorim të situatës për shkak të temperaturave të larta. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në çdo rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.