Vushtrriasi sulmon fizikisht zyrtarin policor NULL NULL 29.06.2025 08:38 29.06.2025 08:38 Policia e Kosovës - foto ilustruese Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte sulmuar policin derisa njësia policore po e trajtonte një rasti aksident trafiku në rrugën “Ukshin Kovaqica”, transmeton Klankosova.tv. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa njësia policore po e trajtonte një rasti aksident trafiku. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.