Soni Malaj: Kosovë-Shqipëri, jemi një NULL NULL 29.06.2025 08:14 29.06.2025 08:14 Soni Malaj Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka folur rreth ndarjes që po bëhet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në rrjetet sociale. Ajo, në emisionin “Oxygen”tha se kjo nxitje në platformat sociale i duket e kot, transmeton Klankosova.tv. “Kjo nxitje në rrjetet sociale më duket shumë e kot, më duket e stisur. Thjesht nuk duhet të ushqehen me ‘urrejtje’ në rrjete sociale”, u shpreh Soni. Tutje, ajo tha se si Kosova, ashtu dhe Shqipëria, për të është një Shqiptari e Madhe. Ndër të tjera, artistja shtoi se Kosovë e Shqipëri janë një. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Djellza flet rreth martesës së saj: S’e kam mendu hiç veten me një gjakovar (VIDEO) 3 orë më parë