Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dion Gallapeni largohet nga FC Prishtina, transferohet në Poloni

NULL NULL
28.06.2025 21:25

FC Prishtina ka përshëndetur me mirënjohje mbrojtësin e talentuar Dion Gallapeni, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në Poloni.

Pas gjashtë vjetësh të suksesshme me klubin kryeqytetas, Gallapeni lë pas vetes një kapitull të mbushur me përkushtim, disiplinë dhe arritje të rëndësishme.

“FC Prishtina e përshëndet me mirënjohje dhe krenari largimin e Dion Gallapenit i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni.
Dioni ishte pjesë e rëndësishme e suksesit tonë, në triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin që lamë pas teksa ishte shpallur edhe kampion i Kosovës me U21”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës në Facebook.

“Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, ai tregoi vlera të larta si sportist dhe si njeri për 6 vite sa ishte pjesë e klubit”.”Ne jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.