Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona NULL NULL 28.06.2025 20:55 28.06.2025 20:55 Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës pasi nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta. Punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur të lënduar, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, veçanërisht në ditët me erë dhe dallgë të forta, dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.