Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë NULL NULL 28.06.2025 16:49 28.06.2025 16:49 Foto nga Arkiva; Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapësirë të autopjesëve. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri. I njëjti shtoi se janë në lokalizim e sipër të zjarrit, dhe se deri tani nuk bëhet fjalë për të lënduar. “Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë Hyseni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025