Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri NULL NULL 28.06.2025 14:39 28.06.2025 14:39 Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës. Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të stabilitetit në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Lindje, transmeton Klankosova.tv. “Këto aktivitete janë thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 25 minuta më parë