Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë NULL NULL 28.06.2025 13:49 28.06.2025 13:49 Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake në banesën e familjes së Qemal Gurit, ndërsa për fat të mirë, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së flakëve, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Një e afërme e familjes tregoi momentet e para kur u njoftuan për zjarrin, ndërsa shprehu dyshimin se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ajo bëri apel ndaj institucioneve përkatëse për ndihmë, pasi familja tashmë ka humbur gjithçka. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe pritet një ekspertizë zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bolton e përmend rastin e Maqedonisë së Veriut derisa flet për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë 4 minuta më parë
Lajme Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona 54 minuta më parë