34 të vrarë në Gaza përgjatë 24 orëve të fundit NULL NULL 28.06.2025 12:51 28.06.2025 12:51 Foto nga Reuters Të paktën 34 persona u vranë në Gaza nga sulmet izraelite, thonë nga stafi shëndetësor për The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Sulmet filluan të premten vonë dhe vazhduan deri të shtunën në mëngjes, duke vrarë ndër të tjera 12 persona në stadiumin Palestina në qytetin e Gazës, i cili strehonte persona të zhvendosur, dhe tetë të tjerë që jetonin në apartamente, sipas stafit në spitalin Shifa ku u sollën trupat. Gjashtë të tjerë u vranë në Gazën jugore kur një sulm goditi tendën e tyre në Muwasi, sipas spitalit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.