Numër i madh i policisë në Gazimestan, prezent edhe Njësia Speciale e Kosovës NULL NULL 28.06.2025 12:32 28.06.2025 12:32 Me rastin e shënimit të festës serbe të Vidovdanit, në Gazimestan, janë vendosur forca të shumta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen. Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët po monitorojnë nga afër aktivitetet që po mbahen, njofton Klankosova.tv. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti. Ndërkohë policia ka arrestuar orë më parë në Graçanicë V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 3 orë më parë