PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet NULL NULL 28.06.2025 12:10 28.06.2025 12:10 Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim të përbashkët krerët e partive politike. Lidhur me këtë takim, deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda tha se kryetari i partisë së tij, Memli Krasniqi do të prezantojë qëndrimin e këtij subjekti politik bazuar në një analizë profesionale se si duhet të zhbllokohet situata në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Takimi i sotëm do të zhvillohet për të diskutuar daljen nga situata e bllokadës, pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Krasniqi do të shprehë qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës bazuar në një analizë profesionale se si duhet të zhbllokohet situata në dritën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Për gjërat tjera, kryetari Krasniqi do të deklarohet sigurisht pas takimit sot”, tha deputeti. Ndryshe, ftesa e Kurtit për takim të përbashkët me liderët e partive të tjera erdhi pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën bllokuese në Kuvendin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë