Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktgjykimi i Kushtetueses, PDK: E rëndësishme që përgjegjësi mori emër

NULL NULL
28.06.2025 11:53

Avokati dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu në një konferencë të thirrur për media, foli rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancat konstituive të Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se është e pamundshme realizimi i votimit të fshehtë, por ka thënë se në kushtet kur ekziston rendi i ditës i përcaktuar me rregullore, në kushtet ku ekziston politika parlamentare, duhet të vendoset në raport të tyre. Prandaj votimi i fshehtë në këtë fazë të procedurës është shpallur tërësisht jokushtetues”, tha ai.

Fetahu tutje foli edhe rreth propozimit për kryetar Kuvendi nga grupi parlamentar fitues, ku citon Gjykatën që kjo e drejtë nuk duhet të përdoret si mekanizëm për të bllokuar procesin demokratik dhe për të penguar funksionalizimin e institucioneve.

“Pra një e drejtë e tillë, prapa vetës ngërthen dhe detyrimin që mos të shndërrohet në mundësi bllokimi siç ka ndodhur tash e dy muaj”, u shpreh avokati i PDK-së.

“Çka është e rëndësishme në këtë aktgjykim, merr emër përgjegjësi për bllokimin e situatës, prandaj krahas identifikimit të përgjegjësit për shkaktimin e kësaj situate, respektivisht moskonstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një detyrim, dhe atë vetëm për grupin më të madh parlamentar, dhe jo për grupet të tjera”, u shpreh tutje Fetahu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.