Vidovdani: Policia e Kosovës arreston një serb, ishte organizator i një grupi nga Beogradi NULL NULL 28.06.2025 11:33 28.06.2025 11:33 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar në Graçanicë V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi. Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë. Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev. Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 3 orë më parë