Shfaqja lakuriq e fëmijëve në plazh, po shihet si shqetësuese (VIDEO) NULL NULL 28.06.2025 11:22 28.06.2025 11:22 Një dukuri jo e pazakontë, por që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në plazhet e Shqipërisë, po shqetëson pushuesit dhe prindërit, fëmijët që shfaqen lakuriq në plazh. Në një lidhje direkte në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Martin Marku tha se kjo praktikë është bërë më e përhapur vitet e fundit, në plazhet e Shqipërisë. “Dukuria është evidente dhe për disa familje po perceptohet si shqetësuese”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv. Por a ka ndonjë ligj që ndalon një gjë të tillë? Sipas Markut, në Shqipëri ende nuk ekziston një dispozitë ligjore që ndalon konkretisht fëmijët të jenë pa veshje në hapësirat publike të plazheve. Diskutimin e plotë, ndiqeni në linkun e videos së mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë