Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kukulla ‘Lababu’ çmend rrjetin! – por sa kushton kukulla e frikshme? (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2025 10:41
Foto nga emisioni Weekend në Klan Kosova
Foto nga emisioni Weekend në Klan Kosova

Kukullat ‘Labubu’, kanë pushtuar  rrjetet sociale, dhe me to, edhe zemrat (apo frikërat) e mijëra fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

Një ndër ato që e ka përqafuar trendin është influencerja e njohur Selma Isufi.

Ajo ka treguar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, se ka blerë disa nga këto kukulla të çuditshme dhe i ka vendosur si pjesë të dekorit në biznesin e saj, duke tërhequr interes të madh,  veçanërisht nga fëmijët.

“Janë të pazakonta, nuk kanë as shprehje të dashur e as të frikshme. E ndoshta kjo është arsyeja pse të gjithë janë të fiksuar pas tyre”, tregoi Arta e ftuar në studion e emisionit, përcjell Klankosova.tv.

Por çmimi, nuk është edhe aq i mirë sa dukja.

Kukullat ‘Labubu’ kushtojnë nga 20 dollarë e deri në 2 mijë  dollarë, në varësi të madhësisë dhe faktit nëse i përkasin koleksioneve të rralla./Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.