Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mahmut Ferati: Muzika tash bërllok krejt, por po e han ky popull (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2025 10:39
Mahmut Ferati
Mahmut Ferati

Këngëtari i njohur shqiptar, Mahmut Ferati në emisionin “Weekend” ka komentuar muzikën që po servohet sot në trojet shqiptare.

Sipas tij, në kohën që po jetojmë, muzika më nuk është aq kualitative sa ka qenë më parë, transmeton Klankosova.tv.

“Muzika tash bërllok krejt, për mua. Dikush me dy llafe po ia qëllon, por po e han ky popull. Pa mesazh, pa kurrgjë. Një këngë që e dëgjova me tarabuka, tarabuka më, çka me bë? Tani muzika edhe po shihet, s’është më me rëndësi se çfarë po thuhet, fjalë të ndyta, fjalë palidhje, por ndoshta tash koha kështu”, u shpreh Ferati paksa me ironi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.