Vushtrri: Gjyshi tentoi ta marrë me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet NULL NULL 28.06.2025 09:43 28.06.2025 09:43 Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtje pa leje. “Rreth orës 14:30, policia ka ndërhyrë pas një denoncimi se i dyshuari, një burrë kosovar në këtë rast gjyshi i vajzës, kishte tentuar ta merrte me forcë mbesën e tij, vajzën e djalit, për t’u përkujdesur për të, pavarësisht kundërshtimit të nënës së fëmijës”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rasti po trajtohet nga organet kompetente”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 1 orë më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 6 orë më parë