Nga pakujdesia më e vogël, pasojat nga zjarri mund të jenë tejet të mëdha NULL NULL 28.06.2025 09:41 28.06.2025 09:41 Fotografi ilustruese e zjarrit ne fushe Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, vë në dukje se në kohën e temperaturave të larta në vend, rreziku nga zjarret, si në fusha, ashtu edhe në pyje, është në rritje. Në intervistë për Ekonomia Online, ai tha se edhe pse deri tani ka pasur disa raste të izoluara, pritet që në ditët vijuese situata të përkeqësohet, nëse nuk merren masa parandaluese, transmeton Klankosova.tv. “Vetëm kanë filluar temperaturat e larta në vendin tonë dhe pritet që edhe në ditët vijuese të kemi mot mjaft të nxehtë dhe temperatura të larta. Kjo e bën situatën e ndjeshme me zjarret në vend, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Me fillimin e rritjeve të temperaturave nisin thatësirat e ndryshme, qoftë në fusha ose në pyje dhe mund të krijojnë probleme të ndryshme me zjarre, qoftë me zjarret fushore apo pyjore” , deklaroi ai. Ahmeti shtron nevojën për fushata sensibilizuese për vetëdijesimin e qytetarëve, ndërsa kërkoi kujdes me ndezjen e zjarreve të hapura dhe hedhjen e mbeturinave pranë pyjeve apo fushave. “Kemi pasur disa raste, jo shumë të theksuara të zjarreve në vendin tonë, mirëpo në të ardhmen pritet që të kemi zjarre më shumë. Gjithsesi që institucionet duhet të kujdesen që të bëjnë fushata sensibilizuese që të ngrihet vetëdija qytetare, të sqarohet rreziku nga zjarret dhe masat parandaluese, të cilat do të duhej t’i ndërmerrnin qytetarët, në mënyrë që edhe kur të kemi zjarre të kemi sa më pak pasoja, sepse kur po kemi zjarre në pyje po digjen hektarë të tërë, po rrezikohet flora e fauna dhe kemi ndotje të ambientit, por kur zjarri është afër vendbanimeve po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të vendit”, tha ai. Tutjer, Ahmeti vuri theksin te domosdoshmëria që qytetarët të kenë kujdes të shtuar, sepse dhe nga pakujdesia më e vogël pasojat nga zjarri mund të jenë tejet të mëdha. “Një shkëndijë e vogël, si një bisht cigareje apo një shishe plastike në diell, mund të shkaktojë zjarr që është vështirë të kontrollohet. Ndezja e qëllimshme e zjarreve është vepër penale. Qytetarët duhet të kenë kujdes me zjarret e hapura, mbeturinat e ndryshme afër fushave e pyjeve, mos të lënë mbeturina. Ndezja e qëllimshme e zjarreve është vepër penale”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 1 orë më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 6 orë më parë